Your cart is currently empty!
Author: Ferdinand von Schirach
Spiegel e quajti Ferdinand von Schirach një “tregimtar të madh”, New York Times një “stilist të jashtëzakonshëm”, The Independent e krahasoi me Kafkën dhe me Kleist; Daily Telegraph shkroi se ai është “Një ndër zërat më të veçantë të letërsisë europiane.” Neue Zürcher Zeitung: “Gjuha e von Schirach është e lëmuar, diskrete, thuajse delikate.”
Në Maj 1964, Ferdinand von Schirach erdhi në jetë në Mynih në një familje të vjetër aristokrate, nga dera e së cilës kanë dalë juristë, klerikë dhe gazetarë. Si të tjerë para tij, edhe ai studioi drejtësi. Në lidhje me historinë familjare, gazetarët e pyetën për gjyshin, Baldur von Schirach, udhëheqësin e Rinisë Hitleriane dhe von Schirach u përgjigj me një ese në Spiegel. Ai shpjegoi se faji i të afërmit peshon rëndë. Më vonë, von Schirach botoi ‘Çështja Collini’, një roman që i referohej qartë gjyshit të tij dhe ia doli: romani nxiti një diskutim të ri. Në vitin 2012, Ministrja Federale e Drejtësisë mblodhi një komision të pavarur për t’u marrë me të kaluarën naziste në Ministrinë Federale të Drejtësisë. Ajo ndër të tjera përmendi kontributin e romanit ‘Çështja Collini’.
Ferdinand von Schirach i bëri një shërbim të madh kulturës gjermane të kujtesës.
Autori është nderuar me shumë çmime letrare për librat e tij.
Sot jeton në Berlin.