No Image Available

ÇDO NJERI

- Origjinali në gjermanisht: "JEDER MENSCH", përkthyer në shqip
€3.49
 Autor: Ferdinand von Schirach  Botues: UPTOWN  Viti i botimit: 2024  ISBN: 9789928482006  Nr. Faqe: 30  Format: Kindle e-Book  Kopertina: Vanesa Ajdini  Përktheu: Enkeleda Olldashi-Heusinger  Amazon Kindle
 Përshkrimi:

Origjinali në gjermanisht “JEDER MENSCH“:


Me Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1776 dhe me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit në vitin 1789 në Francë u vendosën themelet e shoqërisë sonë moderne, për lirinë dhe të drejtat tona të patjetërsueshme.

E pabesueshmja e këtyre deklaratave është se ato nuk pasqyrojnë realitetin. Manifestet e mëdha të njerëzimit kërkonin një rend të shoqërisë, i cili nuk ekzistonte ende. Ato ishin utopi.

Sot gjendemi përballë sfidave te reja. Globalizimi, digjitalizimi, inteligjenca artificiale, ndryshimet klimaterike: rreziqet me të cilat përballemi sot as që mund të imagjinoheshin para 200 vjetësh. Ndaj janë të nevojshme të drejta të reja dhe plotësuese të njeriut. Sot duhet të marrim vendime përsëri mbi shoqërinë tonë – jo siç është, por si e dëshirojmë ne që të jetë ajo.


Autori: 
Ferdinand von Schirach, lindur në Mynih 1964, është jurist, dramaturg dhe shkrimtar. Ai jeton në Berlin.