No Image Available

ÇËSHTJA COLLINI

€8.95
 Autor: Ferdinand von Schirach  Botues: UPTOWN  Viti i botimit: 2024  ISBN: 9789928482013  Nr. Faqe: 146  Format: Kindle e-Book  Kopertina: Vanesa Ajdini  Përktheu: Enkeleda Olldashi-Heusinger  Amazon Kindle
 Përshkrimi:

Origjinali në gjermanisht “DER FALL COLLINI”:


Një vrasje. Një vrasës. Asnjë motiv.    
Collini punoi tek firma Mercedes për 34 vjet rresht si një specialist veglash – njeri i qetë dhe i besueshëm. Papritmas ai vret një të moshuar në një hotel luksoz në Berlin. Një makth për avokatin Caspar Leinen, i cili merr përsipër mbrojtjen ligjore. Viktima, një qytetar i nderuar, është gjyshi i shokut të tij të ngushtë të fëmijërisë. Por kjo nuk mjafton: Collini mbetet kokëfortë dhe i heshtur për motivin e tij. Avokati Leinen nis të hulumtojë dhe ndesh një gjurmë të vagët, që e çon drejt një kapitulli të frikshëm të historisë së drejtësisë gjermane…

Romani i parë i Ferdinand von Schirach ‘Çështja Collini’ u botua në vitin 2011, një bestseller i përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës.


Rreth autorit: 
Spiegel e quajti Ferdinand von Schirach një “tregimtar të madh”, New York Times një “stilist të jashtëzakonshëm”, The Independent e krahasoi me Kafkën dhe me Kleist; Daily Telegraph shkroi se ai është “Një ndër zërat më të veçantë të letërsisë europiane.” Neue Zürcher Zeitung: “Gjuha e von Schirach është e lëmuar, diskrete, thuajse delikate.”

Në Maj 1964, Ferdinand von Schirach erdhi në jetë në Mynih në një familje të vjetër aristokrate, nga dera e së cilës kanë dalë juristë, klerikë dhe gazetarë. Si të tjerë para tij, edhe ai studioi drejtësi. Në lidhje me historinë familjare, gazetarët e pyetën për gjyshin, Baldur von Schirach, udhëheqësin e Rinisë Hitleriane dhe von Schirach u përgjigj me një ese në Spiegel. Ai shpjegoi se faji i të afërmit peshon rëndë. Më vonë, von Schirach botoi ‘Çështja Collini’, një roman që i referohej qartë gjyshit të tij dhe ia doli: romani nxiti një diskutim të ri. Në vitin 2012, Ministrja Federale e Drejtësisë mblodhi një komision të pavarur për t’u marrë me të kaluarën naziste në Ministrinë Federale të Drejtësisë. Ajo ndër të tjera përmendi kontributin e romanit ‘Çështja Collini’.

Ferdinand von Schirach i bëri një shërbim të madh kulturës gjermane të kujtesës.

Autori është nderuar me shumë çmime letrare për librat e tij.
Sot jeton në Berlin.